kosove mjedis

Sa intensive ishin reshjet në Llapi gjatë stuhisë së mesditës?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës raporton reshje me intensitet ekstrem në fshatin Shajkoc gjatë mesditës.

Sa intensive ishin reshjet në Llapi gjatë stuhisë së mesditës?
Foto: telegrafi.com

PRISHTINË — Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se reshje me intensitet shumë të lartë, të përcjella me rrufe dhe breshër, kanë goditur disa zona të vendit gjatë ditës së sotme, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët.

Situata më e rëndë u regjistrua në zonën e Llapit. Në Stacionin Automatik Meteorologjik në Shajkoc (ujësjellësi Batllavë) u matën 15.8 mm reshje, ndërsa vetëm një kilometër larg, në fshatin Shajkoc, sasia arriti në 28.2 mm — diferencë prej 12.4 mm. IHMK theksoi se e gjithë kjo sasi ra brenda intervalit 11:00–12:00, çka klasifikohet si intensitet shumë i lartë.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin