Si do të jetë moti javën e ardhshme në Kosovë?
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron reshje lokale, shkarkesa elektrike dhe breshër vende-vende gjatë javës.
PRISHTINË — Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave konvektive që vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë. Lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore. Cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë, por indeksi UV-së gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta — rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit ndaj diellit.
Për ditën e sotme, IHMK-ja parashikon temperatura minimale prej 9–12 gradë celsius dhe maksimale 26–29 gradë celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 metra për sekondë.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.