Si të mbrohen qytetarët nga temperaturat e larta?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rekomandon hapat konkretë për të shmangur dehidratimin dhe efektet e vapës.

Si të mbrohen qytetarët nga temperaturat e larta?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre gjatë temperaturave të larta. Përmes një njoftimi, instituti rekomandon që qytetarët të pinë ujë shpesh për të shmangur dehidratimin, si dhe të konsumojnë ushqime të lehta dhe të freskëta.

IKSHPK këshillon gjithashtu shmangien e pijetve alkoolike dhe atyre me përmbajtje të lartë sheqeri. Për të përballuar vapën, qytetarët rekomandohet të vishen me rroba të lehta dhe të freskohin trupin rregullisht me ujë.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Si u zbulua vjedhja e vodkës në Albi Mall?
  2. Si do të zhvillohet vala e nxehtësisë në Kosovë këtë javë?
  3. Pse u vu zjarri një veturë në Prishtinë?
  4. Pse dy vëllezër në Obiliq u përfshinë në përleshje me levë metalike?

Vazhdo leximin