Kongresistë amerikanë vizitojnë sot Luginën e Preshevës

Ardita Sinani e quan 'moment historik' vizitën e Keith Self dhe Suhas Subramanyam, do të shtjellojë problemet e shqiptarëve.

Kongresistë amerikanë vizitojnë sot Luginën e Preshevës
Foto: Ivica Patarcic / Pexels

PRESHEVË — Dy kongresistë amerikanë, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam, do ta vizitojnë sot Luginën e Preshevës. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka konsideruar vizitën “një moment historik për Luginën” përmes një reagimi në Facebook.

Sinani tha për Radion Evropa e Lirë se do të theksojë para kongresistëve problemet kryesore të shqiptarëve në rajon: përfaqësimin e pamjaftueshëm institucional, pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave të Kosovës, zhvillimin e pabarabartë ekonomik, papunësinë e lartë dhe shpërnguljen e të rinjve. Ajo do të shtjellojë gjithashtu nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme për të drejtat e shqiptarëve dhe bllokimin e mjeteve financiare të autoriteteve kosovare për mbështetjen e popullsisë shqiptare.

“Në veçanti do të hapim çështjen e paralajmëruar të shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, theksoi Sinani, duke iu referuar shqetësimit të qytetarëve. Presheva, Bujanoci dhe Medvegjë kanë arritur tri marrëveshje me Serbinë në vitet 2001, 2007 dhe 2013 për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, por ato nuk janë zbatuar. Me iniciativën e Self, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi në janar një projektligj që i kërkon Departamentit të Shtetit raport mbi pozitën e pakicave në Serbi, me fokus te shqiptarët e Luginës.

Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë e shtyu boksierin Miridon Mulolli të ecte 1,500 km nga Gjermania në Kosovë?
  2. Zjarr në katin e 8-të në Vlorë, zjarrfikësit ndërhyjnë për orë
  3. Pse 234 të rinj aplikuan për 44 vende kadeti në FSK?
  4. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin