Çfarë kërkoi kongresisti Keith Self për shqiptarët në Maqedoni?
Keith Self takoi në Shkup përfaqësues të Lëvizjes Studentore dhe opozitën shqiptare, duke kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes së vitit 2001.
SHKUP — Kongresisti amerikan Keith Self zhvilloi sot në Maqedoninë e Veriut takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare, ku u diskutua për pozitën e shqiptarëve dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Në takimin me studentët — Mevlan Ademi, Besar Sejdiu dhe Jon Selimi — u ngritën shqetësimet për moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe tendencat që cenojnë të drejtat e fituara. Studentët theksuan rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe barazisë kushtetuese.
Me liderët e opozitës shqiptare Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela, Self diskutoi sfidat aktuale dhe rëndësinë e standardeve që garantojnë barazi dhe përfaqësim ndëretnik.
Self ritheksoi zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si "garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë". Vizita e tij vjen pas qëndrimit në Luginën e Preshevës dhe takimeve me krerët e institucioneve të Kosovës.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.