Kujt i përket qelia luksoze e zbuluar në burgun e Peqinit?

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet e qelisë si hotel me shtatë yje në Peqin, e cila sipas tij i përket një ish-ortaku të Ervis Martinaj.

Kujt i përket qelia luksoze e zbuluar në burgun e Peqinit?
Foto: Wikimedia Commons

PEQIN — Një video e cila pretendon se shfaq pamjet e një qelie luksoze brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, është bërë virale në Shqipëri të premten. Gazetari Artan Hoxha, i cili ka publikuar këto pamje, e ka cilësuar këtë ambient brenda burgut si një hotel të vërtetë me shtatë yje.

Në pamjet e publikuara shihet ky ambient luksoz i cili është i pajisur me pajisje të ndryshme si televizor, mini-kuzhinë, shtrat luksoz dhe dollap. Sipas gazetarit Hoxha, të gjitha investimet e kryera në këtë ambient janë bërë nga eksponentë të botës së krimit.

Gazetari ka thënë se këtë video e ka siguruar nga një i burgosur brenda institucionit dhe ka shtuar se një situatë e tillë është krejtësisht e pazakontë për një burg të sigurisë së lartë.

Sipas Hoxhës, qelia e publikuar në video i përket një ish-ortaku të Ervis Martinaj. Ky i fundit njihet si bosi i lojërave të fatit në Shqipëri dhe zyrtarisht ka vite që është shpallur i zhdukur.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Apartament në katin e 8-të përfshihet nga flakët në Vlorë
  2. Sa banorë ka humbur Shqipëria në 10 vjet dhe cili qark kryeson zbrazjen?
  3. Çfarë fshihet në arkivën e Xhemal Brojës, 20 vjet pas vdekjes?
  4. Zjarr në katin e 8-të në Vlorë, zjarrfikësit ndërhyjnë për orë

Vazhdo leximin