Pse e refuzoi Kushtetuesja ankimimin e Safet Gjicit?
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi moskalimin për shqyrtim të çështjes së ish-kryebashkiakut të Kukësit.
TIRANË — Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë në seancë plenare ankimimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili kishte kërkuar pafajësi dhe rigjykim të çështjes së tij. Kolegji i Kushtetueses vendosi që çështja të mos shkojë për shqyrtim të thelluar.
Gjici i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pafajësi, por institucioni e ka rrëzuar atë në këtë fazë.
Burim: ABC News
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.