Pse pyetja e deputetes shqiptare u përkthye vetëm në maqedonisht?

Deputetja Rina Ajdari akuzon kryetarin Afrim Gashi për mospërfillje të gjuhës shqipe, pasi pyetja e saj drejtuar ministrit shqiptar u dërgua vetëm në maqedonisht.

Pse pyetja e deputetes shqiptare u përkthye vetëm në maqedonisht?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari, ka denoncuar publikisht mosrespektimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Ajo sqaron se i ka parashtruar disa pyetje ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, në lidhje me investimet e paralajmëruara nga vetë ai, por dokumenti i nisur në shqip u përkthye në maqedonisht përpara se t'i dërgohej ministrin.

Në reagimin e saj, Ajdari thekson se pyetjen e parashtroi "vetëm në SHQIP", por Kuvendi, "me aprovimin e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, vendosi ta dërgojë vetëm maqedonisht në Ministrinë e Shëndetësisë". Ajo e quan këtë "mungesë respekti ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj çdo shqiptari në këtë shtet".

"Nuk mund të kërkoni vota në shqip, e pastaj shqipen ta lini jashtë institucioneve", shkruan Ajdari, duke shtuar se "Kuvendi dështoi ashtu siç ka dështuar në vazhdimësi këto dy vite."

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin