55-vjeçarja Lavdie Daci gjendet e vdekur në Maliq
Si u gjet pa jetë 55-vjeçarja në banesën e saj dhe çfarë po heton policia për vdekjen e saj?
MALIQ — 55-vjeçarja Lavdie Daci është gjetur pa jetë brenda banesës së saj në fshatin Sheqeras të Maliqit. Trupi i pajetë u zbulua nga vajza e saj, e cila ka konstatuar vdekjen dhe ka lajmëruar menjëherë uniformat blu. Sipas policisë, 55-vjeçarja kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda shtëpisë.
Gruaja jetonte së bashku me djalin e saj, i cili vetëm një javë më parë kishte shkuar në Greqi për punë sezonale. Fëmijët e tjerë të saj, disa prej të cilëve të martuar, jetojnë në kryeqytet dhe në Greqi. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.