Pse thotë Limaj se bashkimi me PDK-në është i natyrshëm?

Kreu i Nismës Socialdemokrate thotë se aleanca me PDK-në buron nga kërkesat e bazës dhe po mirëpritet në takime anë e kënd Kosovës.

Pse thotë Limaj se bashkimi me PDK-në është i natyrshëm?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur "të natyrshëm dhe burimor" bashkimin me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se ky proces "buron nga baza, nga elektorati, nga kërkesat".

Në një intervistë për Klan Kosova, Limaj deklaroi se "në të gjitha takimet që kemi qenë, në të gjitha kontaktet që i kemi, po ma merr mendja që është ndezur një elektorat i përbashkët". Ai shtoi se ky ka qenë "një lajm i mirëpritur nga mijëra njerëz që janë votues të devotshëm".

Limaj insistoi se ky bashkim nuk është i imponuar nga lart, por "çdo ditë po shfaqet në takime dhe tubime" si kërkesë e elektoratit.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Sa kushton karburanti sot në Kosovë?
  2. Pse kalojnë mandatet nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit?
  3. VV-ja mbërrin 52 ulëse, sa larg është shumica prej 61?
  4. Si po i mashtron një grua shitësit në Mitrovicë?

Vazhdo leximin