Sa duhet të marrin minimalisht punëtorët nga 1 korriku?
Sa është shuma minimale e regresi për pushimin vjetor (K-15) për vitin 2026 dhe kush ka të drejtë ta përfitojë?
SHKUP — Punëtorët e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë të përfitojnë nga 1 korriku pagesën e regresit për pushimin vjetor, të njohur si K-15. Bazuar në pagën mesatare neto të muajve shkurt, mars dhe prill, e cila arriti në rreth 47.790 denarë, shuma minimale e këtij regresi për vitin 2026 është përcaktuar në 19.116 denarë.
Sipas Marrëveshjes Kolektive për sektorin privat, lartësia e K-15 duhet të jetë së paku 40 për qind e pagës mesatare. Të drejtën për këtë kompensim i kanë të gjithë punëtorët që kanë të paktën gjashtë muaj punë të pandërprerë te i njëjti punëdhënës gjatë vitit kalendarik. Pagesa minimale për punëtorët mbetet një detyrim ligjor dhe jo një bonus vullnetar.
Punëdhënësit kanë mundësinë të paguajnë shuma më të larta nëse kjo parashihet me vendime të brendshme të kompanive. Megjithatë, ligji lejon përjashtime për ndërmarrjet që operojnë me humbje ose vështirësi financiare, me kusht që të plotësojnë dokumentacionin e kërkuar për të kërkuar uljen e shumës ose lirimin nga kjo detyrë.
Mosrespektimi i këtij detyrimi mund të sjellë masa ndëshkuese, pasi Inspektorati Shtetëror i Punës ka të drejtë të kryejë kontrolle. Punëtorët mund të paraqesin ankesa ose të kërkojnë mbrojtje në gjykatë, duke e konsideruar këtë pagesë si një nga të ardhurat më të rëndësishme për familjet gjatë muajve të verës.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.