Kur Maqedonia e Veriut synon të ketë 'Roaming si në shtëpi' me BE-në?

Ministri Andonovski njoftoi se negociatat me Komisionin Evropian pritet të përfundojnë këtë vit, për të ulur kostot e komunikimit për qytetarët.

Kur Maqedonia e Veriut synon të ketë 'Roaming si në shtëpi' me BE-në?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, deklaroi se Maqedonia e Veriut synon të nisë sistem "Roaming si në shtëpi" nga fillimi i vitit 2027. Sipas tij, të gjitha përgatitjet vendore kanë përfunduar dhe tani pritet nënshkrimi i marrëveshjes me Komisionin Evropian.

Andonovski sqaroi se me këtë iniciativë, shpenzimet për komunikimet roaming në vendet e BE-së do të jenë të njëjta me ato brenda vendit. E njëjta rregull do të vlejë edhe për qytetarët e huaj që përdorin shërbimet roaming në Maqedoninë e Veriut.

"Pres që gjatë këtij viti të përfundojnë negociatat dhe të përcaktojmë tekstin e marrëveshjes", tha ai, duke shtuar se synon që vendi të jetë i pari nga Ballkani Perëndimor që e nis këtë proces. Ai theksoi se çdo shtet negocion veçmas me BE-në, ndaj shpejtësia varet nga përmbushja e kushteve.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin