Çfarë premtimi bëri Mexhiti për ligjin e përfaqësimit?

Bashkëkryetari i VLEN thotë se mënyra e votimit me Badenter të vogël nuk është pengesë për përfaqësim adekuat.

Çfarë premtimi bëri Mexhiti për ligjin e përfaqësimit?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se ligji për Përfaqësim të Drejtë që po miratohet buron nga Marrëveshja e Ohrit. Sipas tij, BDI nuk e ka arritur këtë gjatë qeverisjes së saj mbi dy dekadëshe.

Mexhiti e hodhi poshtë kritikën e opozitës shqiptare për mënyrën e votimit me Badenter të vogël, duke e quajtur "teatër". "Për herë të parë do të merret qeveria e Maqedonisë së Veriut me përfaqësimin adekuat", tha ai, duke shtuar se VLEN-i po e bën për 24 muaj atë që BDI-ja s'ia arriti për 24 vite.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin