Moti i kthjellët dhe temperaturat deri në 36 gradë
Si do të jenë temperaturat dhe kushtet e motit këtë fundjavë në Shqipëri?
TIRANË — Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se këtë të shtunë, më 20 qershor 2026, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare parashikohen gjatë mesditës dhe pasdites, kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.
Sipas parashikimit të SHMU, era do të fryjë në drejtimin verilindje deri në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Sa i përket situatës detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë, duke garantuar parametra të qetë për bregdetin gjatë kësaj fundjave.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.