Çfarë tha drejtori i Doganave për kamionin nga Kosova që shkaktoi aksidentin në Shkup?

Boban Nikollovski thotë se automjeti që shkaktoi vdekjen e katër personave në Shkup i plotësonte të gjitha kushtet doganore.

Çfarë tha drejtori i Doganave për kamionin nga Kosova që shkaktoi aksidentin në Shkup?
Foto: Lipot Repaszky / Pexels

SHKUP — Kamioni me targa të Kosovës që shkaktoi aksidentin fatal në unazën e Shkupit hyri në pikën kufitare të Bllacës i zbrazët dhe pa parregullsi në procedurën doganore, ka deklaruar Boban Nikollovski, Drejtor i Doganave të Maqedonisë, në një intervistë për "TV Telma".

"Gjithçka që lidhej me procedurën doganore për automjetin e mallrave dhe shoferin i plotësonte të gjitha kushtet e kërkuara për të kaluar nëpër atë pikë kalimi kufitar. Ajo që ndodhi më vonë është një rast që duhet të shqyrtohet nga institucionet e tjera shtetërore", tha Nikollovski.

Në aksidentin tragjik humbën jetën dirigjenti i Operas dhe Baletit Kombëtar, baritoni Riste Velkov, djali i tij 20-vjeçar Adam, dhe dy miq të tij të njëjtën moshë — Marko Gjorgjievski dhe Petar Milanov. Prokuroria ka caktuar paraburgim për shoferin e kamionit, shtetas të Kosovës.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin