Si nisi fushata për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë?

Subjektet politike në Kosovë zhvillojnë tubimet hapëse të enjten në Ferizaj, Prishtinë dhe Gjakovë.

Si nisi fushata për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë?
Foto: telegrafi.com

PRISHTINË — Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit nis zyrtarisht të enjten. Partitë kanë paralajmëruar aktivitete hapëse në disa qytete.

Lëvizja Vetëvendosje do të hapë fushatën në Palestrën e Sporteve në Ferizaj prej orës 19:30. PDK-ja ka paralajmëruar takim në sheshin e qytetit të Ferizajt prej orës 20:00. LDK-ja do të mbledhë simpatizantët në sallën "1 Tetori" në Prishtinë prej orës 18:00. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapë fushatën në Gjakovë prej orës 19:45.

PSD-ja planifikon një aktivitet simbolik në sheshin "Adem Jashari" prapa Kuvendit të Kosovës në orën 21:00. Fushata zgjat deri më 6 qershor.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin