Si do të zhvillohet fushata 10-ditore për zgjedhjet e 7 qershorit?

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme nis sot dhe zgjat 10 ditë e 7 orë, deri më 7 qershor në ora 06:59.

Si do të zhvillohet fushata 10-ditore për zgjedhjet e 7 qershorit?
Foto: telegrafi.com

PRISHTINË — Sot, më 28 maj, nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Ajo do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke u përmbyllur më 7 qershor në ora 06:59.

Partia Socialdemokrate e hapi fushatën mbrëmë me një aktivitet simbolik para Kuvendit të Kosovës, ku u dogjën kartëmonedha për të paraqitur, siç u tha, "fundin e opozitarizmit formal". Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, akuzoi opozitën se ka vepruar mbi baza interesash financiare dhe klanore, pa ushtruar kontroll real ndaj qeverisë.

Partitë e tjera hapin fushatën sot: LDK në Prishtinë (18:00, salla "1 tetori"), LVV në Ferizaj (19:30, Palestra "Bill Clinton"), AAK në Gjakovë (19:45, Platoja e Parkut të Qytetit) dhe PDK në Ferizaj (20:00, sheshi para komunës).

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin