Qeveria shpall zonat e zhvillimit malor në katër bashki
Cilat janë zonat dhe bashkitë që përfitojnë nga ligji "Për paketën e maleve"?
TIRANË — Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimet për shpalljen e zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në territorin e bashkive Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e maleve”.
Në Bashkinë Devoll, këto zona mbulojnë një sipërfaqe totale prej mbi 17 mijë hektarësh në disa njësi administrative. Në Kolonjë janë përcaktuar shtatë zona, ndërsa në Malësinë e Madhe vendimi përfshin dhjetë pika, veçanërisht në Vermosh, Lëpushë dhe Bogë. Bashkia Patos mbyll listën me pesë zona të shpallura.
Sipas vendimeve të qeverisë, kufijtë dhe shtrirja e tyre përcaktohen sipas hartave në sistemin KRGJSH. Aktivitetet që do të lejohen në këto hapësira strategjike do të përqendrohen vetëm në zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik të këtyre zonave.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.