Si e shënon Podujeva 27-vjetorin e Çlirimit?
Nga seanca solemne e Kuvendit Komunal deri te zbulimi i pllakës për heroin Ali Ajeti dhe koncerti festiv në qytet.
PODUJEVË — Komuna e Podujevës organizon sot, 19 qershor, një sërë aktivitetesh me rastin e 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Programi nis në orën 11:00 me seancën solemne të Kuvendit Komunal, e ndjekur në orën 11:45 me homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë, për të nderuar të rënët për lirinë e vendit.
Në orën 13:30, në fshatin Miroc do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të heroit Ali Ajeti. Manifestimi përmbyllet në orën 20:00 me koncert festiv në Sheshin "4 Dëshmorët" në Podujevë.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.