Kush është autori i vrasjes së polic në Maliq?

Një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një ndërhyrjeje në Lozhan të Maliqit.

Kush është autori i vrasjes së polic në Maliq?
Foto: telegrafi.com

KORÇË — Një polic u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një ndërhyrjeje në zonën malore të Lozhanit në Maliq. Autori i sulmit me armë është Violand Braçellari, 43 vjeç, ish-i dënuar për narkotikë, raporton euronews.al për Telegrafi.

Rreth orës 07:30, forcat e Policisë rrethuan një stan ku dyshohej se fshihej Braçellari. Policia i bëri thirrje të dorëzohej, por ai hapi zjarr ndaj efektivëve. Si pasojë humbi jetën në krye të detyrës inspektor Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa u plagos inspektor Edison Adri, 36 vjeç; të dy ishin pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.

Braçellari ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në 2011 kundër tij ishte caktuar arrest në burg për “Kultivim të bimëve narkotike”. Policia e Shtetit njoftoi se ndërhyrja ishte organizuar në kuadër të planit për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse kalojnë mandatet nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit?
  2. Si e renditi Le Figaro Shqipërinë kryesuese për turistët francezë?
  3. Sa banorë ka humbur Shqipëria në 10 vjet dhe cili qark kryeson zbrazjen?
  4. Çfarë fshihet në arkivën e Xhemal Brojës, 20 vjet pas vdekjes?

Vazhdo leximin