Pse e quan Popovska protokollin me Bullgarinë bllokues të eurointegrimeve?

Ish-kryetarja e Rilindjes Demokratike e Maqedonisë kërkon rishqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të protokollit të dytë.

Pse e quan Popovska protokollin me Bullgarinë bllokues të eurointegrimeve?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Ish-kryetarja e partisë Rilindja Demokratike e Maqedonisë, Liljana Popovska, e ka quajtur "procesverbal fatkeq" Protokollin e dytë me Bullgarinë, duke ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për rishqyrtimin e tij.

Në emisionin "Click Plus" të TV21, Popovska argumentoi se protokolli është "plot me defekte" dhe "nuk është as juridikisht i rregullt". Ajo kundërshtoi idenë se futja e bullgarëve si pakicë në Kushtetutë do të hapë rrugën e eurointegrimeve.

"Protokolli për mua është bllokuesi kryesor për fillimin e eurointegrimeve", tha ajo, duke shtuar se është "krejtësisht e pasaktë" të pretendohet se ky hap do të mjaftojë. Sipas saj, dëmi do të thellohet në një kohë kur Bullgaria nuk e njeh identitetin maqedonas.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin