Kush është ish-drejtori i Doganave të Maqedonisë që u hetua nga Prokuroria?

Katër persona, përfshirë Stefan Bogoevin, dyshohen për keqpërdorim të prokurimit publik në vlerën e 18.5 milionë denarëve.

Kush është ish-drejtori i Doganave të Maqedonisë që u hetua nga Prokuroria?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin (PTHP) ka nisur hetim kundër katër personave, përfshirë ish-drejtorin e Drejtorisë së Doganave të RMV-së, Stefan Bogoev, si dhe ndihmësdrejtorin e tij.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale të keqpërdorimit të procedurës së thirrjes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik, marrjes dhe dhënies së shpërblimit për ndikim të paligjshëm. Hetimi u nis mbi bazën e një kallëzimi penal të Drejtorisë së Policisë Financiare.

Dyshimi i bazuar është se në periudhën korrik 2023 – mars 2024, të dyshuarit manipuluan procedurën e kontraktimit për mirëmbajtjen e higjienës së jashtme në pikat kufitare dhe terminale, duke favorizuar një operator ekonomik dhe kufizuar konkurrencën. Personit juridik iu mundësua përfitim i paligjshëm pasuror në shumën e 18.479.692 denarëve.

Operacioni përfshiu bastisje në disa lokacione dhe arrestime.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/prokurroia-hap-hetim-ndaj-ish-drejtorit-te-doganave-te-maqedonise-dyshohet-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin