Pse Amerika përballet me Australinë pa yllin Christian Pulisic?
Kombëtarja amerikane zbulon formacionin zyrtar për sfidën e dytë të grupeve në Kupën e Botës, por mbetet pa sulmuesin e saj kryesor.
SEATTLE — Kombëtarja e Amerikës zbret sonte në fushë për të luajtur ndaj Australisë, në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin "Seattle Stadium" dhe fillon nga ora 21:00, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv.
Megjithatë, skuadra amerikane ka marrë një goditje të madhe para kësaj përballjeje. Ajo do të jetë pa një nga futbollistët e saj kryesorë, Christian Pulisic. Sulmuesi ka pësuar një lëndim në pulpë dhe nuk do të mund t'i ndihmojë bashkëlojtarët në këtë takim të rëndësishëm.
Të dyja kombëtaret tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare dhe 11-shet startuese për këtë ndeshje. Përkundër mungesës së yllit të tyre, amerikanëve u duhet të tregojnë karakter përballë një rivali të vështirë si Australia, e cila po ashtu kërkon suksesin në Seattle.
Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.