Pse Haxhiu nuk mund të dekretojë Kurtin për kryeministër?

Sipas Enver Hasanit, ushtruesja e detyrës së presidentit nuk mund ta dekretojë mandatarin e ri sipas aktgjykimit të GJK-së.

Pse Haxhiu nuk mund të dekretojë Kurtin për kryeministër?
Foto: Ramon Karolan / Pexels

PRISHTINË — Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë të dekretojë Albin Kurtin apo kënd tjetër për kryeministër, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Në emisionin 'Rubikon' në Klan Kosova, Hasani tha se ky interpretim nuk është qëndrim personal, por rrjedh nga aktgjykimi i 25 marsit. 'Politika mundet me vendosë ndryshe, siç ka vendosur në disa raste', shtoi ai.

Sipas profesorit, kompetenca për dekretimin e mandatarit i takon presidentit të vendit, andaj duhet të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet presidenti, e pastaj të formohet qeveria. Ai përmendi rastin e Vjosa Osmanit e cila kishte dekretuar Kurtin, por theksoi se aktgjykimi i ri ka vendosur një standard të ri kushtetues. 'Përndryshe është shkelje kushtetuese', tha Hasani, duke shtuar se nëse kjo shkelje nuk çohet në gjykatë, çështja mbyllet aty.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin