Pse katër ministri të reja të qeverisë 'Kurti 3' kanë mbetur pa buxhet?

Moskonstituimi i Kuvendit të ri ka bllokuar rishikimin e buxhetit, duke vështirësuar funksionimin e dikastereve të reja dhe duke lënë pa miratim edhe komunat.

Pse katër ministri të reja të qeverisë 'Kurti 3' kanë mbetur pa buxhet?
Foto: Andre / Pexels

PRISHTINË — Katër ministritë e reja të formuara në kuadër të qeverisë “Kurti 3” kanë mbetur pa buxhet, pasi moskonstituimi i Kuvendit të ri po bllokon rishikimin e tij. Pa këtë rishikim, funksionimi i tyre dhe realizimi i projekteve të planifikuara është vështirësuar tejet mase.

Melos Kolshi nga IKD thotë se pa buxhet të dedikuar puna e tyre është e pamundur, ndërsa rishikimi mbetet kyç për rishpërndarjen e fondeve. Nga kjo situatë po preken edhe komunat, që nuk po mund të marrin miratime financiare nga Ministria e Financave.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin