Pse Lutfi Haziri kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë në Gjilan?
Ish-kryetari i Gjilanit akuzon pasardhësin e tij Alban Hyseni për bllokim të projekteve 178-milionëshe dhe për degradim të bulevardit e të parkut të qytetit.
GJILAN — Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit aktual të komunës, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje. Haziri deklaroi se komuna po trajtohet si çiflig privat i mbushur me familjarë dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë së Shtetit.
Sipas tij, qeverisja aktuale ka bllokuar projektet e rëndësishme zhvillimore të Gjilanit, duke përfshirë autostradën, stadiumin dhe rrugët lidhëse me Prishtinën, Kllokotin e Kumanovën. Ai theksoi se janë masakruar pa plan urban e pa leje bulevardi Ibrahim Rugova dhe parku i qytetit, ndërsa investimet në kolektorë kanë mbetur prapa.
Haziri shtoi se projektet e hartuara gjatë mandatit të tij kishin të siguruar një financim prej 178 milionë eurosh nga institucionet financiare ndërkombëtare, por sipas tij, mungesa e dijes dhe e vullnetit të pushtetit aktual po i mban ato peng.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.