Pse sipas VLEN-it, BDI po bërtet për autostradën Shkup-Bllacë?

Koalicioni qeveritar shqiptar akuzon opozitën se kundërshton projektin për shkak të interesave personale në tokë.

Pse sipas VLEN-it, BDI po bërtet për autostradën Shkup-Bllacë?
Foto: Sururi Ballıdağ Director / Pexels

SHKUP — Koalicioni VLEN i ka dalë kundër kritikave të BDI-së për autostradën Shkup-Bllacë, duke akuzuar opozitën shqiptare se zhurma e saj vjen pse trasa e re e autostradës nuk kalon nëpër tokat që BDI i kishte blerë me shpresën e përfitimit nga shpronësimi.

Në një deklaratë të VLEN-it thuhet se për 24 vjet BDI nuk e ka realizuar këtë projekt, ndërsa tani që qeveria e re po avancon me një zgjidhje profesionale, BDI po përpiqet ta bllokojë. VLEN-i thekson se për herë të parë përfitues nga autostrada do të jenë qytetarët dhe ekonomia, e jo interesat partiake.

Sipas VLEN-it, autostrada tregon dallimin mes 24 vjetëve të premtimeve të BDI-së dhe 24 muajve të punës së qeverisë. Nga BDI nuk ka pasur ende përgjigje ndaj këtyre akuzave.

Burim: Almakos, https://almakos.com/vlen-autostrada-nuk-kalon-te-tokat-e-tyre-prandaj-po-bertasin/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. 4-5 fëmijë në javë përfundojnë në ortopedi për shkak të trotinetëve elektrikë
  2. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Vazhdo leximin