Pse Struga ende mban emrat e ish-sistemit jugosllav?
A është normale që zemra e Strugës të mbajë emra të një sistemi që ka përfunduar para dekadash?
STRUGË — Zyrtari i VLEN-it, Muamet Demiri, ka kritikuar emërtimet e rrugëve dhe institucioneve në Strugë, të cilat ende mbajnë emra të trashëguar nga ish-sistemi jugosllav, edhe pas më shumë se 30 vjetësh nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.
Në një postim publik, Demiri ka theksuar se në qytet ekzistojnë akoma Rruga JNA, Bulevardi „Marshal Tito“, Rruga „Marks Engels“, „Proleterski Brigadi“, ndërsa edhe një shkollë fillore mban emrin „Josip Broz Tito“. Këto emërtime, sipas tij, nuk pasqyrojnë historinë dhe identitetin e Strugës, por atë të një sistemi që ka përfunduar dekada më parë.
Demiri pyet nëse nuk ka ardhur koha që institucionet dhe rrugët publike të emërtohen sipas personaliteteve dhe vlerave lokale. Heshtja institucionale në Tetovë për çështje të ngjashme ka ngritur debate të mëparshme për kujtesën historike shqiptare në rajon.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.