Sa lokacione u pastruan nga mbeturinat në Prishtinë sipas Retkocerit?
Drejtori i Shërbimeve Publike njofton aksion të gjerë pastrimi në kryeqytet, me më shumë pika problematike se sa ishin parashikuar.
PRISHTINË — Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka njoftuar se janë larguar mbeturina vëllimore nga 22 lokacione në kuadër të një aksioni në terren. Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ka paralajmëruar ai.
"Pas një pune intensive e cila do të vazhdojë ende, kemi larguar mbeturina vëllimore nga 22 lokacione", ka shkruar Retkoceri në Facebook. Ai ka pranuar se gjatë procesit janë identifikuar më shumë pika problematike sesa ishin ditur fillimisht: "Pra kemi identifikuar më shumë se që ishim në dijeni fillimisht."
Retkoceri ka falënderuar të angazhuarit në aksion, duke premtuar se "punët e mira nuk do të ndalen me kaq."
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.