Si e mbështetën deputetët norvegjezë kombëtaren në Botëror?
Deputetët e parlamentit të Norvegjisë janë filmuar duke kryer lëvizjen tradicionale 'Viking Row' në mbështetje të ekipit të tyre në Kampionatin Botëror.
OSLO — Ethet e futbollit kanë përfshirë edhe institucionet më të larta shtetërore në Norvegji, ku deputetët kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të përkrahur përfaqësuesen e tyre. Anëtarët e Parlamentit norvegjez janë filmuar duke kryer lëvizjen e njohur si “Viking Row” në mbështetje të kombëtares së vendit.
Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë deputetët duke marrë pjesë në këtë koreografi karakteristike të tifozëve. Kjo lëvizje po veçohet nga tifozët skandinavë në turneun ku po zhvillohet Botërori 2026. Ky veprim i parlamentarëve është pritur pozitivisht nga ndjekësit.
Përkrahësit e konsiderojnë këtë performancë si një mesazh të fuqishëm dhe mbështetje të madhe për ekipin kombëtar. Tradicionalisht, lëvizja “Viking Row” është një nga simbolet më të njohura të tifozërisë norvegjeze dhe shihet shpesh nëpër stadiume gjatë ndeshjeve të tyre zyrtare.
Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.