Si u shfaqën sërish bashkë Gresa Gashi dhe Gjesti në Zvicër?

Aktorja nga Ferizaj dhe këngëtari pejan janë takuar gjatë edicionit të Alba Festival në Cyrih, duke rikthyer vëmendjen te miqësia e tyre.

Si u shfaqën sërish bashkë Gresa Gashi dhe Gjesti në Zvicër?
Foto: PPSPH. / wikimedia (CC BY-SA)

CYRIH — Dy ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, aktorja Gresë Gashi dhe këngëtari Gjesti, janë parë përsëri së bashku në Zvicër. Aktorja nga Ferizaj ka ndarë me ndjekësit një video krah këngëtarit pejan, i cili performoi në festivalin shqiptar “Alba Festival”.

Takimi i tyre ka rikthyer vëmendjen te raporti i mirë që ata krijuan gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend. Ndonëse pas përfundimit të spektaklit secili ka vijuar me angazhimet e veta, pamjet tregojnë se miqësia mes tyre ka mbetur e njëjtë.

Pas daljes nga edicioni kosovar, artisti u bë pjesë e Big Brother Albania, ku edhe u shpall fitues. Takimi në Cyrih dëshmon se ata mbeten ndër të paktët konkurrentë që ruajnë marrëdhënie të mira.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse zëri i protestës kundër Ramës dëgjohet sot edhe në Vjenë?
  2. Parada Shqiptare në Nju Jork: Si u festua sivjet manifestimi?
  3. Pse protestuan shqiptarët e Gjenovës kundër kryeministrit Rama?
  4. 16-vjeçarja humb jetën nga stuhia e fortë në Cyrih

Vazhdo leximin