Si do të paguhen punëtorët e RTK-së pas përmbarimit të 1 milion eurove?

Transmetuesi publik kërkon 1.4 milion euro hua nga Ministria e Financave për të mbuluar pagat e 680 punëtorëve.

Si do të paguhen punëtorët e RTK-së pas përmbarimit të 1 milion eurove?
Foto: telegrafi.com

PRISHTINË — Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë shprehur shqetësim të thellë për gjendjen financiare të Radio Televizioni i Kosovës, pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove përmes procedurave përmbarimore në rastin e emisionit “Milioneri”.

Sipas sindikatave, ky zhvillim e ka vendosur transmetuesin publik në situatë serioze financiare, duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit dhe sigurinë ekonomike të rreth 680 punëtorëve. Pas mbledhjes së Bordit të RTK-së, është bërë e ditur se institucioni i është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesa urgjente për tejkalimin e situatës.

“Fillimisht është paraqitur kërkesë për mbështetje financiare, ndërsa më pas edhe kërkesë për huadhënie në vlerë prej 1.4 milion euro për mbulimin e pagave dhe shpenzimeve të tjera operative”, thuhet në njoftimin e sindikatave. Ato theksojnë se “pagat, të drejtat e punës dhe siguria sociale e punëtorëve nuk guxojnë të trajtohen si kategori e negociueshme”.

Sindikatat i bëjnë thirrje Bordit të RTK-së, menaxhmentit dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrin masa urgjente për të garantuar vazhdimësinë financiare të transmetuesit publik, duke paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet sindikale për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin