Pse fajëson Spahiu vetë shqiptarët për protestën e studentëve në Shkup?

Politologu Nexhmedin Spahiu fajëson partitë shqiptare për situatën që solli protestën e studentëve të Jurisprudencës.

Pse fajëson Spahiu vetë shqiptarët për protestën e studentëve në Shkup?
Foto: lajmi.net

SHKUP — Studentë shqiptarë në Shkup kanë dalë në protestë duke kërkuar që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Politologu Nexhmedin Spahiu, duke folur në emisionin "Off the Record" në A2CNN, ka fajësuar për këtë situatë vetë partitë shqiptare, të cilat sipas tij kanë bërë lëvizje të gabuara politike në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare.

Spahiu theksoi se edhe pse kanë kaluar 25 vite nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët vijojnë të protestojnë për çështjen e gjuhës. Ai e lidh këtë me zgjedhjet kombëtare maqedone të vitit parafundit, kur, sipas tij, ishte e qartë se politika e gabuar e Bullgarisë ndaj Maqedonisë do të ndihmonte partinë pro-serbe VMRO të merrte pushtetin.

"Atëherë ishte e qartë që për shkak të politikës së gabuar të Bullgarisë ndaj Maqedonisë, që do dominonte partia pro serbe VMRO, e cila do merrte pushtetin. Por me ndihmën e shqiptarëve, Penderovski, që ishte pro amerikan, mos ta them edhe pro shqiptar, do të mund të rizgjidhej President në rast se shqiptarët do votonin për të", tha Spahiu. Ai shtoi se dy partitë shqiptare kandiduan secila kandidat për President dhe ia mundësuan VMRO-së jo vetëm qeverinë, por edhe Presidencën.

"Tani të kesh një qeveri dhe presidente pro serbe, e natyrshme që do ballafaqohesh me probleme të tilla. Nga gabimi duhet të mësojnë dhe mos bëjnë gabime të tjera", përfundoi ai.

Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/protesta-e-studenteve-ne-shkup-spahiu-fajtor-per-kete-situate-jane-vete-shqiptaret/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin