Pse vazhdon Specialja paraburgimin e Veselit dhe Krasniqit?

Gjykata Speciale konstaton se vazhdojnë rreziqet e pengimit të procesit ose kryerjes së veprave të tjera penale.

Pse vazhdon Specialja paraburgimin e Veselit dhe Krasniqit?
Foto: Wikimedia Commons

HAGË — Trupi Gjykues në çështjen "Thaçi dhe të tjerët" urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, njofton Specialja. Vendimi u mor gjatë rishikimit të fundit të paraburgimit më 15 maj 2026.

"Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera", thuhet në njoftim.

Më 5 maj 2026, i njëjti trup gjykues kishte shtyrë afatin për shqiptimin e aktgjykimit me 60 ditë, deri më 20 korrik 2026, duke iu referuar sasisë së provave dhe kompleksitetit të procesit. Trupi Gjykues la të hapur mundësinë e një shtyrjeje të mëtejshme "nëse do të jetë absolutisht e domosdoshme".

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/622848/specialja-i-vazhdon-paraburgimin-veselit-dhe-krasniqit/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Ndahet nga jeta Dr. Edi Tushe, pediatri që themeloi neonatologjinë shqiptare
  2. Gjykata cakton paraburgim 30-ditor për pesë serbë të dyshuar për masakrën e Reçakut
  3. Sa kushton karburanti sot në Kosovë?
  4. Pse kalojnë mandatet nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit?

Vazhdo leximin