Pse Taravari akuzon se 250 mln euro nga Hungaria shkuan zero për kompanitë shqiptare?

Kreu i Aleancës për Shqiptarët akuzon se ndihma për bizneset private përfitoi vetëm kompanitë maqedonase.

Pse Taravari akuzon se 250 mln euro nga Hungaria shkuan zero për kompanitë shqiptare?
Foto: tv21.tv

SHKUP — Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se nga 250 milionë euro të huazuara nga Hungaria si ndihmë për kompanitë private me interes të ulët, asnjë euro nuk ka shkuar për kompanitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në emisionin Click Plus në TV21, Taravari tha se një e katërta e huasë prej 250 milionë eurosh ishte destinuar për ndihmë ndaj bizneseve private. "Imagjinoni ato 250 milionë euro që u shpërndanë kompanive si ndihmë me interes të vogël — asnjë kompani shqiptare. Asnjë hiç, një për ilaç", u shpreh ai.

Taravari shtoi se i ka drejtuar pyetje ministrit të ekonomisë, i cili iu përgjigj se nuk kishte informacion për ndonjë kompani shqiptare përfituese. "Nëse ka, le të më demantojnë", sfidoi Taravari.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin