lajme arsim

Kush janë tre kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës?

Jusuf Zejneli, Kushtrim Ahmeti dhe Fehari Ramadani shpallën zyrtarisht kandidaturat pasi afati ligjor i aplikimit përfundoi mbrëmë.

Kush janë tre kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës?
Foto: telegrafi.com

TETOVË — Tre profesorë të Universitetit të Tetovës kanë shpallur zyrtarisht kandidaturat e tyre për postin e rektorit: Fehari Ramadani nga fakulteti filozofik, Jusuf Zejneli nga fakulteti juridik dhe Kushtrim Ahmeti, dekan i fakultetit filozofik.

Me përfundimin e afatit ligjor për aplikim mbrëmë mesnatën, procesi hyn tashmë në fazën e prezantimit të programeve para stafit akademik dhe studentëve. Kryetari i komisionit zgjedhor, Metin Izeti, konfirmoi se procedura është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Arsimin e Lartë, duke shtuar se komisioni pret edhe dy ditë për aplikimet eventuale me postë, para se të nxjerrë listën përfundimtare.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Investimet e huaja në prona arrijnë 172 milionë euro
  2. Çfarë pohon Rama për protestuesit dhe Iranin?
  3. Pse KQZ pret shqyrtimin e ankesave përpara shpalljes përfundimtare?
  4. Dy shqiptarë dënohen për trafik kanabisi dhe pastrimin e parave në Angli

Vazhdo leximin