Kush është Forumi Shqiptar i formuar në Mal të Zi?
Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike dhe Unioni Nacional Shqiptar formalizuan në Tuz bashkimin në një subjekt të vetëm politik.
TUZ — Tri partitë politike shqiptare në Mal të Zi kanë formalizuar sot bashkimin në një subjekt të vetëm politik me emrin Forumi Shqiptar. Marrëveshja u nënshkrua nga lideri i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, kryetari i Unionit Nacional Shqiptar Ferhat Dinosha dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve Ivan Ivanaj.
Nik Gjeloshaj pritet të jetë në krye të subjektit të ri dhe do të udhëheqë procesin e konsolidimit organizativ e politik deri në Kongresin themelues. Ferhat Dinosha deklaroi se dera mbetet e hapur edhe për partitë e tjera shqiptare që nuk iu bashkuan këtij procesi, duke i ftuar të bëhen pjesë e Forumit Shqiptar.
Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.