Pse u ndaluan trotinetët elektrikë për persona nën 18 vjeç?

Si do të ndikojnë ndryshimet ligjore në sigurinë rrugore?

Pse u ndaluan trotinetët elektrikë për persona nën 18 vjeç?
Foto: Wikimedia Commons

SHKUP — Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për rregullimin e përdorimit të trotinetëve elektrikë, duke vendosur rregulla më të rrepta për qarkullimin e tyre dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Ligji parashikon që trotinetët elektrikë të mund të përdoren vetëm nga personat mbi 18 vjeç.

Përveç kufizimeve të moshës, ligji sjell edhe rregulla të qarta për mënyrën e përdorimit, me qëllim uljen e aksidenteve në trafik. Do të parashikohen masa më të ashpra ndëshkimore për shkeljet, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, drejtimin nën ndikimin e alkoolit, si dhe bartjen e personave të tjerë në trotinet.

Autoritetet theksojnë se qëllimi i ndryshimeve është rritja e sigurisë rrugore, pasi statistikat tregojnë numër të shtuar të aksidenteve me përfshirjen e trotinetëve dhe mjeteve të ngjashme, përfshirë lëndime të rënda dhe raste fatale. Me ligjin e ri synohet ulja e aksidenteve dhe rregullimi më i qartë i përdorimit të këtyre mjeteve, të cilat janë bërë gjithnjë e më të pranishme në komunikacionin urban.

Burim: Shenja
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse sistemi shëndetësor në Maqedoni po drejtohet drejt kolapsit?
  2. Kush do të largohet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut?
  3. Pse u vonua zjarrfikësja në kompleksin 'Aura'?
  4. Kuvendi miraton ndryshimet për dhurimin e organeve në Maqedoni

Vazhdo leximin