Pse ul Qeveria e RMV-së doganat për 70 mallra?

Qeveria miraton ndryshimet e Ligjit të Tarifës Doganore, duke ulur normat për lëndë të para dhe komponentë prodhimi.

Pse ul Qeveria e RMV-së doganat për 70 mallra?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi sot ndryshimet e Ligjit të Tarifës Doganore, me të cilin normat doganore për 70 mallra ulen më tej dhe harmonizohen plotësisht me ato të Bashkimit Evropian. Njoftimi vjen nga Ministria e Financave.

Ky është vazhdim i ndryshimeve të vitit të kaluar që hynë në fuqi më 1 korrik 2025, kur normat u ulën deri në 50% të nivelit të BE-së. Ulja e re përfshin lëndët e para, repromaterialet dhe komponentët që përdoren në kapacitetet prodhuese vendase, me synim rritjen e konkurrueshmërisë eksportuese të industrisë maqedonase.

Propozimligji u përgatit në konsultim me Odën Ekonomike të vendit dhe parasheh harmonizim të plotë me Tarifën doganore të BE-së, duke respektuar edhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Sipas MF-së, masa do të ketë efekte afatgjata në rritjen ekonomike, prodhimin industrial dhe konkurrueshmërinë e eksportit, veçanërisht për industrinë e automobilave, përpunimit të metaleve dhe metalurgjinë.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  3. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
  4. Arrestohet 44-vjeçari që dogji dy vetura të ambasadës bullgare në Shkup

Vazhdo leximin