Vdes gruaja e aksidentuar në Jabllanicë të Leshanit

Si ndodhi aksidenti fatal në rrugën Pejë-Klinë?

Vdes gruaja e aksidentuar në Jabllanicë të Leshanit
Foto: Oleg PavLove / Pexels

PEJË — Ka vdekur gruaja që ditë më parë mori lëndime të rënda në një aksident në rrugën Pejë-Klinë, në fshatin Jabllanicë e Leshanit. Lajmin e konfirmoi për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

"Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë", tha Gashi. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po hetohet. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për shkaqet e aksidentit ose identitetin e viktimës.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë thotë profesori Rexhepi për gazin amerikan në Kosovë?
  2. NATO-ja zvogëlon KFOR-in në Kosovë në 3.000-3.500 trupa
  3. Gjilani blindon Armend Thaqin deri në 2028
  4. KQZ jep 48 orë afat për ankesa para rezultateve përfundimtare

Vazhdo leximin