Vetëvendosje merr 68.5% të votave të numëruara me postë

Sa ulëse mund të sigurojë Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend nëse vazhdon trendi aktual i votave me postë?

Vetëvendosje merr 68.5% të votave të numëruara me postë
Foto: Markus Spiske / Pexels

PRISHTINË — Sipas të dhënave të fundit nga QNR-ja për votat me postë të 7 qershorit, deri në orën 19:09 janë numëruar 36,84 për qind e tyre. Lëvizja Vetëvendosje po kryeson me 68,54 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17,54 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 6,27 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5,85 për qind.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka arritur në 44,42 për qind dhe merr 50 ulëse në Kuvend. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës tash ka 23 ulëse, një më pak se kur kishte në rezultatet preliminare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 ulëse, po ashtu një më pak. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë ulëse.

Hulumtuesi i Institutit Demokratik, Eugen Cakolli, thotë se Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë deri në 52 ulëse në Kuvend. Kjo rritje e mundshme pritet të ndodhë nëse trendi aktual i numërimit të votave me postë vazhdon kështu deri në përmbylljen e plotë të këtij procesi.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin