Pse u vra pesë persona në Gjermani?
Pesë persona humbën jetën pas një sulmi me armë në një qendër për të rinj në Stade, Gjermani
STADE — Pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë të ndodhur të hënën në qytetin Stade, në landin e Saksonisë së Poshtme në Gjermani. Autoritetet kanë ndërmarrë një operacion të gjerë, ndërsa deri tani janë ndaluar dy persona, përfshirë edhe të dyshuarin kryesor.
Ngjarja u regjistrua në zonën e rrugës Dankersstrase, ku banorët raportuan për të shtëna me armë zjarri. Policia konfirmoi se viktimat janë të gjithë të rritur, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
“Ju lutemi, shmangni këtë zonë!”, njoftoi Drejtoria e Policisë së Luneburgut në platformën X. Sipas raportimeve të medias gjermane Bild, incidenti ndodhi në një institucion që ofron mbështetje për të rinjtë.
Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.