Vrau me thikë vëllain në arë në Kavajë
Pse përplasja mes dy vëllezërve përfundoi në vdekje në Kavajë?
KAVAJË — Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës, ku 76-vjeçari M. Rr. dhe vëllai i tij, 74-vjeçari E. Rr., ndodheshin në arë. Mes tyre ka ndodhur një konflikt dhe gjatë përplasjes, 76-vjeçari e goditi vëllain me mjet prerës. I plagosuri u dërgua për në spital, por ndërroi jetë rrugës.
Dyshohet se përplasja ndodhi për motive të dobëta. Policia arrestoi 76-vjeçarin, ndërsa mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrës për veprime të mëtejshme.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.