VV prin me 42.77% në votat me kusht, sa ulëse siguron avantazhi?

Sa pranë është Vetëvendosja fitores pas numërimit të 86% të votave me kusht dhe 70% të atyre me nevoja të veçanta?

VV prin me 42.77% në votat me kusht, sa ulëse siguron avantazhi?
Foto: Pixabay

PRISHTINË — KQZ është duke numëruar votat e fundit të zgjedhjeve të 14 qershorit. Deri më tani, janë numëruar 86,54% të votave me kusht, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 42.77% ose 2,726 vota. PDK renditet e dyta me 18.64% (1,188 vota), ndjekur nga LDK me 13.04% (831 vota) dhe AAK me 9.23% (588 vota).

Të votat e personave me nevoja të veçanta, të numëruara 70.27% deri tani, VV-ja zë vendin e parë me 28.67% (283 vota). Srpska Lista renditet e dyta me 20.67% (204 vota), tejet e ngushtë me PDK-në që ka 20.26% (200 vota). LDK ka 11.04% (109 vota) dhe AAK 8.81% (87 vota). Numërimi po vazhdon për të dy kategoritë.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë përgatit PDK-ja për zgjedhjet e brendshme në shtator?
  2. Çfarë simbolizon murali "Çast" për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Therandë?
  3. Misetic sfidon pretendimet e Speciales për gjykim të drejtë
  4. VV arrin 53 deputetë me votën e diasporës, çfarë i mbetet Kurtit për presidentin?

Vazhdo leximin