lajme kronike

Si është gjendja e 25-vjeçarit që u plagos në Prishtinë?

Harbin Vitija po trajtohet në QKUK pas një intervenimi kirurgjik; gjendja e tij mbetet e rëndë.

Si është gjendja e 25-vjeçarit që u plagos në Prishtinë?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Harbin Vitija, 25 vjeç, është në gjendje koma pasi u plagos mbrëmë vonë në Prishtinë. Ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Klinikën Intensive.

"Po është kryer një intervenim kirurgjik. Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i kyçur për aparatura mjekësore dhe i varur nga aparaturat", ka thënë Shaqir Uka, shef i mjekimit intensive, për IndeksOnlinen.

Detaje për rastin kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/flasin-nga-qkuk-25-vjecari-ne-gjendje-koma-pasi-u-plagos-mbreme-ne-prishtine/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave

Vazhdo leximin