Kush janë 5 policët serbë të aktakuzuar për krime lufte në Fushë-Kosovë?

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë për ngjarjet e 6 majit 1999.

Kush janë 5 policët serbë të aktakuzuar për krime lufte në Fushë-Kosovë?
Foto: kallxo.com

PRISHTINË — Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të hënën se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte kundër popullsisë civile. Të akuzuarit, të identifikuar me inicialet P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D., dyshohen se si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës kanë kryer vepra penale më 6 maj 1999.

Aktakuza parasheh gjykim në mungesë, pasi të pestë të dyshuarit ndodhen jashtë arritjes së drejtësisë kosovare.

Burim: Kallxo
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Mbi 4 mijë lindje në QKUK për gjashtë muaj, një e treta me prerje cezariane
  2. Çfarë e çoi nënë e bijë deri te dhuna fizike në Malishevë?
  3. KQZ-ja nis rinumërimin e 185 vendvotimeve në 34 komuna
  4. Si u kthye ura e Ibrit në simbol bllokimi 12 vjet më parë?

Vazhdo leximin