Aplikacioni "TVSH-ja Ime" funksionon me ndërprerje

Pse qytetarët nuk po munden t'i skanojnë faturat fiskale gjatë dy ditëve të fundit?

Aplikacioni "TVSH-ja Ime" funksionon me ndërprerje
Foto: burimi origjinal

SHKUP — Aplikacioni "TVSH-ja Ime" është duke u përballur me ngadalësime të herëpashershme në sistem. Ky njoftim vjen nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, pas reagimit të disa qytetarëve të cilët kanë deklaruar se gjatë dy ditëve të fundit nuk kanë mundur të krijojnë lidhje për të skanuar faturat e tyre fiskale.

Nga ky institucion kanë njoftuar se ekipet e tyre po punojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar arsyet dhe për të kapërcyer sfidat, me qëllim që të sigurohet funksionimi i qetë i aplikacionit sa më shpejt të jetë e mundur.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin