Pse i duan Cagliari e Udinese shërbimet e Armando Broja?
Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar pritet të largohet nga Burnley pas një sezoni pa hapësirat e dëshiruara në Premier League.
BURNLEY — E ardhmja e Armando Broja te Burnley po drejtohet drejt mbylljes. Sulmuesi 24-vjeçar i Kombëtares shqiptare nuk gjeti vazhdimësinë e dëshiruar te klubi anglez dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës — edhe nëse huazimi mbetet opsion, largimi duket gjithnjë e më i mundshëm.
Gazetari italian Gianluca Di Marzio raportoi se Cagliari po e ndjek me interes situatën e Broja dhe po shqyrton mundësinë e transferimit, ndërsa sot gazetari Nicolò Schira shtoi se edhe Udinese ka hyrë në garë. Interesimi i dy klubeve italiane tregon se 24-vjeçari vazhdon të vlerësohet gjerë në tregun e Serisë A.
Broja e kaloi pjesën më të madhe të karrierës nën huazim, me fanellat e disa klubeve angleze, para se Burnley ta blinte nga Chelsea. Aventura te Burnley nuk shkoi sipas pritshmërive — sulmuesi nuk arriti hapësirat e nevojshme për të treguar potencialin e tij. Javët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.