lajme siguri

Pse investon Kosova mbi 1 miliard euro për ushtrinë e re?

Gazeta amerikane raporton për transformimin e FSK-së në ushtri të mirëfilltë pas tensioneve në Ballkan dhe luftës në Ukrainë.

Pse investon Kosova mbi 1 miliard euro për ushtrinë e re?
Foto: Osman Özavcı / Pexels

PRISHTINË — Kosova po hyn në një fazë të re të konsolidimit shtetëror, duke investuar fuqishëm në ndërtimin e ushtrisë së saj moderne paralelisht me përpjekjet për njohje të plotë ndërkombëtare, shkruan Bloomberg në një reportazh të publikuar të premten.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë është përshpejtuar pas luftës në Ukrainë dhe rritjes së tensioneve në Ballkan, veçanërisht në raport me Serbinë. Në qendër të reportazhit është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të cilin Bloomberg e përshkruan si simbol të transformimit të Kosovës nga periudha e luftës në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe kapaciteteve ushtarake moderne.

Mediumi amerikan thekson se Prishtina ka planifikuar investime që kapin mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë, përfshirë blerjen e dronëve turq Bayraktar TB2, sistemeve amerikane Javelin, pajisjeve moderne ushtarake dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes. Kosova po punon edhe për ngritjen e kapaciteteve për prodhim vendor të municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Bloomberg vëren se tensionet në veri të Kosovës dhe sulmi i armatosur në Banjskë kanë shtuar shqetësimet për sigurinë rajonale, duke shtyrë autoritetet kosovare të kërkojnë forcim më të madh të kapaciteteve mbrojtëse. Pavarësisht se është njohur nga mbi 100 shtete që nga 2008-a, Kosova vazhdon të mos njihet nga Serbia dhe disa vende të BE-së dhe OKB-së, pengesë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave

Vazhdo leximin