Çfarë përfshin restaurimi me 1.1 milion euro i Teatrit 'Adriana'?
Ministrja në detyrë e Kulturës njoftoi nisjen e punimeve për një nga hapësirat kryesore të jetës artistike në qytet.
FERIZAJ — Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se ka nisur restaurimi i përgjithshëm i Teatrit "Adriana" në Ferizaj, projekt që, sipas saj, kap vlerën mbi 1.1 milion euro. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
Bogujevci e ka cilësuar teatrin si "një prej hapësirave më të rëndësishme të jetës kulturore në qytet", duke kujtuar rolin e tij si "shtëpi e festivaleve, shfaqjeve dhe aktiviteteve artistike" gjatë dekadave. Ministrja premtoi vazhdimin e investimeve në infrastrukturën kulturore "për kushte më të mira për artistët dhe jetën kulturore në çdo qytet".
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.